Tërhiqet nga futbolli Hektor Idrizaj. Anësori i djathtë e ka mbyllur karrierën si futbollist profesionist në moshën 34-vjeçare. Idrizaj luajti me skuadra si Flamurtari, Partizani, Teuta, Skënderbeu, Bylis dhe Kamza.

Vlonjati fitoi titullin kampion me Partizanin dhe Superkupën e Shqipërisë me Teutën. Sezonin e nisi në Kategorinë e Parë me AF Elbasanin, aventurë të cilën e ndërpreu në mes.

“Jam thellësisht mirënjohës për rrugëtimin që kam bërë, për miqtë e çmuar që kam gjetur dhe për mësimet e paharrueshme që kam marrë.

Futbolli për mua është më shumë se një lojë, është një mënyrë jetese. Dua të falënderoj nga zemra secilin prej jush”, shkruan Idrizaj, që 17 vitet e karrierës së futbollist i cilëson të jashtëzakonshme.