Manchester United është kthyer “në shina” dhe shijon suksesin e tretë radhazi në Premier League. Djemtë e ten Hag fituan 1-2 kundër Aston Villas në Birmingham.
Transferta nuk ishte e lehtë për “Djajtë”, paçka se shënuan një gol të bukur me Hojlund në të 17 minutë. Villa ia doli më pas të barazonte me Douglas Luiz në të 67 minutë.
I futur nga stoli, McTominay i dha tri pikë United me golin e minutës së 86-të. Tanimë të kuqtë me 41 pikë pozicionohen në vendin e gjashtë, teksa Villa me 46 pikë mban vendin e pestë.