Adriano braziliani, ish-sulmuesi i jashtëzakonshëm i Interit, ka tërhequr të gjithë vëmendjen e Brazilit gjatë karnavaleve të tyre klasike.
Adriano, në kohën që luante futboll, ka pasur nofkën “Perandori”, dhe pikërisht kështu është shfaqur gjatë festës së madhe të karnavaleve.
Adriano ishte një nga lojtarët më të mirë dhe më premtues brazilian, i cili shkëlqeu me fanellën e Interit në një moshë shumë të re. “Perandori” cilësohej me një të ardhme të artë, por alkooli bëri që ylli brazilian të shuante talentin e tij.