Igli Tare nuk i ka mbyllur dyert për një rikthim të mundshëm te Lacio, edhe pse e konsideron një opsion jo të lehtë për t’u realizuar.
“Nuk e di nëse do të kthehesha, nuk është prioriteti im për momentin. E di që bëra zgjedhjen e duhur për t’u larguar, doja të largohesha nga Lazio duke e lënë në krye. I thashë gruas sime, kur të vijë ajo ditë dua që “Olimpico” të jetë plot e përplot. Kemi qarë dhe jemi përqafuar pas një ndeshjeje Lazio-Cremonese me një stadium plot. E kujtoi atë frazë. E imja është një histori motivimi për të rinjtë që në jetë duhet të dinë se për të arritur qëllimin, nuk duhet të heqësh dorë kurrë”, tha ai, tha ish-drejtori sportiv i bardhekaltërve në Radio TV Serie A.
Më pas ish-futbollisti I kombëtares shqiptare ka folur edhe për të ardhmen dhe planet që ka në karrierën e tij: “Kam pasur oferta, jo nga Gjermania, por më është dashur ti refuzoj disa sepse doja një pushim disa mujor për t’u rigjeneruar plotësisht”.
E ardhmja? Gjithçka është e mundur, duke përfshirë Gjermaninë, Anglinë apo Italinë. Unë kam pasur shumë përvojë në shumë vende. Për mua, projekti dhe ambiciet e klubit kanë rëndësi, jo paratë”, ka thënë mes të tjerash Tare.