Edhe pse e kanë dhënë tashmë puthjen e parë, flenë bashkë, rrinë bashkë, xhelozojnë për njëri-tjetrin, Ilnisa dhe Meritoni nuk i kanë vendosur ende një emër marrëdhënies së tyre.
Ata thonë se janë afër, ndihen mirë me njëri-tjetrin, janë shokë, por jo çift.
Madje, Ilnisa së fundmi ka deklaruar se e sheh Meritonin si vajzën e saj. Në një bisedë me Heidin ajo tha:
“Unë atë e shikoj si Anaisin [vajzën]. E shikoj si një njeri për të cilin kam një simpati më shumë nga të gjithë. Një kompleks ndjenjash që ty ta jep një njeri i vetëm.”