Kristjan Asllani ka arritur të fitojë duelin me Ylber Ramadanin në Serinë A, ndërsa skuadra e tij Interi arriti të marrë një fitore të pastër, 4-0 në shtëpinë e Leçes.
Dy mesfushorët kuqezi e nisën si titullarë sfidën, ndërsa Asllani ka asistuar në shënimin e golit të parë të ndeshjes me firmën e Lautaro Martinez në minutën e 15-të, ndërsa në minutën e 38-të është ndëshkuar me karton të verdhë.
Asllani u zëvendësua në minutën e 55-të nga Barella, ndërsa Ramadani në minutën e 79-të nga Medon Berisha.
Një poker që vlen fitoren e shtatë radhazi në kampionat (e dhjeta në 2024) dhe +9 e re ndaj Juventusit të vendit të dytë.
Pas golit të Martinez me asistimin e Asllanit, në minutën e 54-të Frattesi dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Sanchez, më pas dy minuta më vonë i jep Martinez topi për golin e 101-të në Serinë A.
Ka lavdi edhe për De Vrij që godet me kokë për të kompletuar pokerin në minutën e 67-të.