Ashtu siç parashikuam në investigimin e publikuar dje, strategjia e vendosur nga administratori i Syrit Gezim Spahia, nga drejtori-inkuizitor Cim Peka dhe nga financuesi okult Shkëlzen Berisha ishte marrë gjatë një mbledhje të bërë disa muaj më parë: ”Nëse dikush na sulmon për skandalin e pastrimit të parave dhe të evazionit tatimor, ne do të reagojmë duke thënë se ky sulm bëhet nga qeveria ndaj një medie opozitare”.

Dhe në fakt sapo Shqiptarja zbuloi dhe publikoi që Tatimet kanë bllokuar llogaritë bankare të Syrit dhe të Ojf-së së tij pasi nuk ka paguar një gjobë prej 25 milionë lekësh të reja (deri tani ka shkuar 42 milionë lekë të reja për efekt të kamatvonesës), reagimi ishte ai i parashikuari: ”Carlo Bollino shpif për median opozitare” shkruajti Syri duke thënë se investigimi është i sajuar. Burimi ynë, siç e konfirmon dhe vetë Syri, ne fakt është e mirëinformuar, jo vetëm për mbledhjet e brendshme, por mbi cdo veprime tjeter financiare qe ndodh atje brenda deri te ngjyrën e zarfave të përdorura për të paguar rrogat e të gjithë punonjësve në cash (duke bërë evazion të sigurimeve shoqërore) dhe për financierin E.S. që e bën këtë operacion e që shpejt do të merret si dëshmitar në prokurori.

Pra redaksia investigative e Shqiptarja.com jo vetëm konfirmon fjalë për fjalë investigimin, duke përfshirë lajmin mbi bllokimin nga Tatimet të llogarive bankare të Syrit dhe të OJF-së ”Qendra për informimim të hapur” që është pronarja 100% e televizionit, po shton diçka më shumë lidhur me kallzimin për pastrim parash që trembet Syri dhe familja Berisha: Në datën 14.12.2021 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka dorëzuar një raport prokurorisë së Tiranës ”për referimin e veprës penale” duke kërkuar ”fillimin e procedimit penal ndaj subjektit ”Qendra per informim të hapur” me perfaqesues ligjor shtetasin Clirim Peka, pasi lindin dyshime se ka kryer veprën penale ”fshehje e të ardhurave” e parashikuar nga neni 180 i Kodit penal, si dhe pastrimin e produktit të veprës penale referuar nenit 287 te Kodit penal”.

Për kujtesë të zotit Peka, neni 180 i kodit penal përcakton se kjo vepër penale dënohet me burgim deri në tre vjet. Nderkohë që neni 287 dënon me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Redaksia investigative e Shqiptatja com vazhdon ta hulumtojë cështjen për të verifikuar cfarë ka bërë prokuroria në më shume se dy vite mbi këtë dosje, dhe ç’dokumente kanë zbuluar Tatimet për të argumetuar akuzat e pastrimit të parave, fshehje e të ardhurave, evazion tvsh dhe evazion sigurimesh shoqerore me nëndklarim të rrogave të stafit të televizionit Syri Tv. Të rrinë të qetë, se letrat ekzistojnë që të gjitha.

Sa i takon rolit të medias opozitare, ky ”status” nuk është një autorizim për të shkelur ligjet e shtetit. (Shqiptarja.com)