Duket se tashmë nuk ka më dyshime, për faktin se aktorja Cubi Metkaj do t’i bashkohet garës së “Big Brother Vip 3”. Këtë gjë na i ka zbuluar stafi i “Zgjohu me MCN”, ku aktorja ishte si prezantuese, teksa sot është përshëndetur me kolegët e saj.

“Miq të Zgjohu me MCN, nga sot Cubi, kjo mistrecja që na bënte të qeshnim me lot me humorin e saj ka vendosur të ndjek një rrugëtim të ri. Kjo buqetë me trëndafila është pak për ti shprehur mirënjohjen e plotë për gjithçka që i dha këtij formati që nga fillimi i saj. Suksese Cubi, suksese yll Të duam” – thuhet në një postim në Instagram.