Leverkusen duket se e ka seriozisht këtë sezon për titullin kampion. Ekipi i drejtuar nga Xavi Alonso triumfoi 3-0 ndaj Bayern Munchen, në sfidën e Bundesligës.

Në pjesën e parë realizoi një futbollist që i njeh mirë kampionët e Gjermanisë. Stanisic ndëshkoi ish-skuadrën e tij, për t’i dhënë epërsinë ekipit në pjesën e parë.

Goli i Grimaldos në pjesën e dytë e ktheu në mision të pamundur marrjen e pikëve për bavarezët në këtë takim. Edhe pse mysafirët ushtruan presion konstant, e patën të vështirë të çanin murin e kundërshtarit. Në fund Frimpong thelloi shifrat me një gol nga larg.

“Aspirinat” kryesojnë me 55 pikë, duke lënë mbrapa Bayernin e Tuchel me 5 pikë më pak.