Tifozët e Lazios kanë shpërthyer pas humbjes 3-1 në Bergamo përballë Atalantës. Skuadra e Maurizio Sarrit dështoi në një ndeshje direkte për kualifikimin në Champions League. Dhe tashmë bardhekaltrit ndodhen 5 pikë larg vendit të katërt.

Ultrasit e Lazios kanë shpalosur dy banderola në Formello, aty ku sulmojnë presidentin Claudio Lotito dhe trajnerin Maurizio Sarri. Edhe pse ky i fundit kërkonte përforcime, drejtuesit nuk i sollën asnjë “dhuratë” në merkaton dimëore.

“Enrico, dëbojë babanë tënd”, është mesazhi që i drejtohet djali të presidentit, i cili mban postin e drejtorit të përgjithshëm të sektorit të të rinjve.

Më të ashpër tifozët e Lazios në pankartën tjetër, aty ku shkruajnë: ““Lotito mbretërush, Sarri i yti skllavërush”.

Lazio luan ndeshjen e radhës në kampionat përballë Cagliarit në transfertë (10 shkurt). Katër ditë më vonë zbarkon Bayern Munich në “Olimpico”, takimi i parë i raundit të 1/8-ve në Champions League.