Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, pas barazimit ndaj Rennes (1-1) ka justifikuar vendimin e tij për ta aktivizuar yllin francez në minutën e 65-të. Dhe diku ka shënuar fundin e privilegjeve të kampionit të botës. Pas ndeshjes, trajneri spanjol ka folur për shtypin…

Si e analizoni këtë takim? Ishte një ndeshje e komplikuar që në fillim. Ishim më të pasaktë se zakonisht, më pak të frymëzuar. Më pëlqeu presioni i ekipit. Kundërshtari për pak nuk e kaloi mesin, shënoi një gol madhështor, në një aksion të nivelit shumë të lartë. Ndoshta na mungonte lëvizshmëria pa top. Është shumë e rëndësishme ( lëvizshmëria ) kur nuk jeni të frymëzuar. Ne luftuam për të krijuar raste shënimi. Por barazimi është një rezultat i drejtë.

Mund të na e shpjegoni largimin shumë të hershëm të Kylian Mbappé?
Është shumë e thjeshtë, herët a vonë, kur të ndodhë largimi, duhet të mësohemi të luajmë pa Kylian. Nuk dua të luaj pa të, por do ta bëj.

Cila ishte ideja pas hyrjeve të Gonçalo Ramos dhe Randal Kolo Muanit?
Është shumë e lehtë, ka gara dhe synimi im është të mos jap minuta ‘falas’, dua konkurrencë maksimale. Se çdo lojtar e meriton kohën e tij të lojës. Pse Gonçalo dhe Kolo Muani? Ata kanë prezencë, doja të ndryshoja “ajrin” e ndeshjes. Nuk doja të ndryshoja Dembélé, por mendova se e ndjeja se ai kishte dhimbje, nuk doja të rrezikoja. Nuno Mendes është një lajm shumë i mirë. Sigurisht, ai nuk e ka ende ritmin konkurrues. Unë kam mundësinë të stërvis rreth njëzet lojtarë të nivelit shumë të lartë, dua që ata të kuptojnë se çdo minutë duhet fituar.

Nëse e kuptuam mirë, kjo do të thotë se tre sulmuesit tuaj startues nuk i “meritonin” këto minuta?
Jo, jo, e keni keqkuptuar. Ky është një mesazh për të gjithë. Jam i kënaqur me qëndrimin e lojtarëve të mi. Por nëse dikush mendon se unë do të heq dorë prej tyre, jo. Dua që lojtarët e mi t’i thonë vetes: ‘kur të filloj, duhet të përfitoj prej saj’ . Unë do të vazhdoj të jem kërkues. Por sot jam i kënaqur me qëndrimin. Kishim një qëndrim shumë të mirë.

Jeni të shqetësuar për sekuencën e ndeshjeve me Monacon dhe Real Sociedad?
I shqetësuar? Jo aspak. Do të doja që të gjitha ndeshjet të ishin të tilla, si ato të Brestit, Monakos, Real Sociedadit. Sa më të vështira të jenë ndeshjet, aq më mirë. A mendon dikush që ndeshja e dytë do të jetë e lehtë kundër Real Sociedad?