Shqipe Hysenaj ishte një ndër pretendentet për të fituar Big Brother VIP, por çmimin e madh e mori Lumbardh Salihu. Së fundmi e ftuar në një intervistë në Klan Kosova, Shqipja foli për rrugëtimin e saj në reality show dhe tha se duhet të ishte shumë më e egër dhe më shumë lojtare.
Ndërsa, teksa u ndal te fituesi i reality show-t, Shqipja tha se ka fituar më shumë se Lumbardhi.
“Kam fituar më shumë se Lumbardhi, një dashuri të paparë nga njerëzit, mua çmimi nuk më shërben sa më shërben dashuria e atyre personave”, tha Shqipja.