MBRETËRI E BASHKUAR- Mbreti Karli III ka ndarë mesazhin e tij të parë publik që kur u diagnostikua me kancer, duke uruar Grenadën për 50 vjetorin e pavarësisë. Mbreti po rikuperohet në shtëpinë e tij në Norfolk me Mbretëreshën pranë tij, pasi mori trajtimin e tij të parë për kancer të hënën, raporton media britanike “The Telegraph”.

Në një deklaratë urimi të lëshuar të mërkurën mbrëma, ai bëri homazhe për përvjetorin e ishullit të Karaibeve.
“Më kënaqësi të madhe t’ju dërgoj urimet e mia më të ngrohta”, tha mbreti në mesazhin e tij.

“Gjatë këtyre pesë dekadave të fundit, unë kam parë me admirimin të thellë teksa keni ndërtuar kombin tuaj dhe keni krijuar vendin e veçantë të Grenadës në botë dhe si një anëtar thelbësor i familjes sonë të Commonwealth. Së bashku, ju e keni krijuar Grenadën si një shembull të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Së bashku, ju jeni përballur me sfidat më kritike të ndryshimit të klimës dhe humbjes së biodiversitetit duke i ofruar botës një shembull lidershipi, elasticiteti dhe inovacioni”, thuhet në mesazhin e mbretit Karli III.

Grenada, një ish-koloni britanike, fitoi pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar më 7 shkurt të vitit 1974.