Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto u shtrua në spital gjatë natës për shkak të problemeve me zemrën. Mediat italiane bëjnë me dije se, Crosetto u shfaq i vetëm dhe në këmbë në dhomën e urgjencës, me dhimbje të forta gjoksi. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Crosetto u monitorua dhe më pas iu nënshtrua koronarografisë për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme që nga mëngjesi i djeshëm.
Nuk ka të dhëna për shkaqet, por burime spitalore Gazetta.it thonë se ministri vuan nga perikarditi. Crosetto aktualisht ndodhet aktualisht në spitalin San Carlo di Nancy. Nisur nga diagnoza, ai pritet të qëndrojë në spital për kontrolle për disa ditë.
Ministri ishte dashur të merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të vitit akademik të Karabinierëve së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti. Ndër të parët që i uruan mirë Guido Crosetto ishin Matteo Salvini dhe Antonio Tajani përmes rrjeteve sociale. Urimet për një shërim të shpejtë erdhën edhe nga përdorues të zakonshëm dhe liderë të tjerë politikë.