Larg banorëve të tjerë, vetëm ata të dy. Ilnisa dhe Meritoni kanë vendosur t’ja dedikojnë njëri-tjetrit mbrëmjen e sotme, larg zhurmës dhe debateve. Ata kanë kaluar momente pranë në të njejtin shtrat ku nuk kanë munguar as ngacmimet e provokimet.
‘Më kafsho më fort’, i thotë Ilnisa, Meritonit ndërsa ai mundohet t’i lërë një shenjë në dorë.
Dyshja janë çifti i parë që u krijua në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ për këtë edicion. Ditët mes tyre pas spektaklit që shkoi u panë shumë të ftohta, për shkak të një takimi që pati Meritoni me vëllain e tij i cili ndër reshta tha se gjithcka që ai po bën është në kuadër të lojës ndërsa theksoi se nuk do donte të takonte asnjë person tjetër përveç tij.
Ilnisa nuk e përjetoi shumë mirë emocionalisht injorimin që i bëri vëllai i Meritoni, megjithatë duket se mërzitja ka kaluar shumë shpejt, përderisa çifti po kalojnë gjithmonë e më shumë momente bashkë në shtëpinë më të famshme.