Eden Hazard rrëfehet në një intervistë të gjatë të dhënë për “L’Equipe”, në të cilën ai rijeton periudhën e fundit të karrierës së tij te Reali i Madridit.
“Jam shumë i trishtuar për mënyrën se si përfundoi aventura ime te Reali i Madridit. Do të ishte perfekte të përshëndesja tifozët me një tregolësh dhe të thosha lamtumirë. Tek Lille përfundoi mirë, tek Chelsea përfundoi akoma edhe më mirë… te Reali e dija se gjithçka kishte mbaruar, as nuk doja të futesha në fushë. Njerëzit do të më kishin vërshëllyer dhe më pas i thashë vetes: “E di çfarë? Më lini në pankinë, do ta shijoj kështu”, ka thënë belgu.
Ardhja mbipeshë në Madrid- “Sapo kisha përfunduar një nga sezonet e mia më të mira ndonjëherë te Chelsea dhe thashë me vete: “Tani jam te Reali i Madridit, këto do të jenë pushimet e fundit që do të mund të shijoj”. Pas shtatë vitesh në Angli, pa u ndalur edhe për Krishtlindje, mora tre-katër javë pushim, në të cilat u thashë të mos më shqetësonin. Bëra barbekju, piva verë… bëra gjithçka. Pastaj në Madrid gjërat shkuan keq”, ka thënë mes të tjerash Eden Hazard, që nuk arriti që të lërë gjurmë në Madrid gjatë kohës që veshi fanellën e Realit.