E ardhme e bujshme për Jose Mourinhon. Kështu konfirmon gazetari i njohur i Bild, Christian Falk, i cili raporton se trajneri portugez ka nisur të studiojë gjuhën gjermane që prej largimit nga Roma në mesin e muajit janar. Falk njihet si një gazetar me informacionet të shumta nga brenda klubit bavarez dhe deklarata e tij për Mourinhon u interpretua si një bombë e vërtetë merkatoje në Gjermani.
Për të konfirmuar edhe më shumë zërat e një kalimi të Mourinhos në gjermani, është edhe forma larg pritshmërive e Bayernit të Mynihut, që nën drejtimin e Tuchel nuk po bind dhe pas 11 titujsh radhazi, rrezikon të heqë dorë shpejt nga gara për kreun këtë sezon.
Bavarezët u mposhtën 3-0 në “Bay Arena” përballë Bayer Leverkusen, me këta të fundit që kryesojnë me 5 pikë më tepër se Bayern dhe avancojnë me shpejtësi drejt titullit të parë kampion në histori. Nëse bëhet realitet, atëherë eksperienca te Bayern do të jetë e para në Gjermani për Jose Mourinhon, që në të shkuarën ka drejtuar në Portugali, Angli, Spanjë e Itali.