Në një prononcim për AS, Theo Hernandez, një nga lojtarët më të mirë të Milanit, ka folur në lidhje me mundësinë e rikthimit te Reali i Madridit.

Anësori i majtë u rrit tek Atletico Madrid, ndërkohë që në verën e vitit 2017 firmosi me “Los Blancos”. Një sezon e kaloi në huazim te Real Sociedad, teksa prej vitit 2019 luan me kuqezinjtë e Milanos.

“Jam i fokusuar tek e tashmja, nuk është se e vras shumë mendjen për të ardhmen. Te Reali kam miq të shkëlqyer dhe kujtime fantastike, por tani ndihem shumë mirë te Milani. Dhe nuk mendoj për asgjë tjetër.

Jam i përqendruar plotësisht në atë që duhej të bëj me fanellën kuqezi, por askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, u shpreh 26-vjeçari i lindur në Marseille, një ndër më të mirët në botë në rolin e tij.

Theo ka kontratë me 19 herë kampionët e Italisë deri në verën e vitit 2026. Francezi është ndër idhujt e tifozerisë së Milanit, të cilët shpresojnë ta shohin edhe për shumë vite si pjesë të skuadrës së tyre të zemrës.