“NATO mbetet e gatshme të mbrojë të gjithë aleatët e saj. Çdo deklaratë që flet për mundësinë që vendet anëtare të mos mbrojnë njëri-tjetrin, vë në rrezik sigurinë e të gjithëve ne, përfshirë atë të SHBA-së, dhe i ekspozon ushtarët amerikanë dhe evropianë ndaj rreziqeve në rritje”.
Kështu iu përgjigj Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaratave të fundit të Donald Trump i cili tha se do ta linte Rusinë “të bëjë çfarë të dojë” me anëtarët e aleancës që nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtje.