Financieri dhe anëtari i familjes bankare Rothschild, Lord Jacob Rothschild, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, tha familja e tij.
Rothschild filloi karrierën e tij në bankën familjare, NM Rothschild & Sons, në vitin 1963, përpara se të themelonte grupin e atëhershëm J Rothschild Assurance, tani St James’s Place, me Mark Weinberg në 1980, raportoi Independent.
Ai gjithashtu themeloi Windmill Hill Asset Management, i cili menaxhon portofolin filantropik të familjes.
Gjatë karrierës së tij ka shërbyer edhe si nënkryetar i televizionit të atëhershëm “BSkiB”, si dhe kryetar i Bordit të Galerisë Kombëtare.