Nesër në orën 17.00 demokratët do të zhvillojnë protestën e parë për këtë vit para parlamentit kundër mazhorancës socialiste, e cila sipas tyre po shkel të drejtat kushtetuese të opozitës.

Burime pranë Rithemelimit sqarojnë se protesta do të zhvillohet jashtë sallës së seancave plenare, ndërkohë që deputetët do të protestojnë brenda Kuvendit duke tentuar të bllokojnë mbledhjen.

Megjithatë numri i deputetëve të opozitës që lejohen të marrin pjesë në seancë është më i vogël, pasi 19 prej tyre janë përjashtuar.

Nesër mbledhja e parlamentit do të fokusohet vetëm te diskutimet për problemet e qytetarëve dhe nuk ka ligje që duhen miratuar e në kushtet kur opozita do të bllokojë foltoren, pritet që seanca të zgjasë vetëm pak minuta.