Nga ferri në parajsë, ose më saktë nga i padëshiruar në shpëtimtar. Fjala është për Max Allegri-n i cili verën e shkuar ishte në qendër të ciklonit, në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” kishte vetëm një temë, si të liroheshin nga një trajner që kishte edhe dy vite kontratë. Më pas, në momentin më të vështirë të Juves, Allegri luftoi për shoqërinë, luftoi së bashku me lojtarët e tij duke ardhur në këtë pikë, ku po konkurron me Inter për titullin në Serie A.
Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Juve dëshirojnë të takohen me Allegrin përpara pranverës për të diskutuar në lidhje me të ardhmen, jo vetëm për të projektin e tyre të ri, për t’u rikthyer fuqishëm në Champions, por dhe për kontratën e tij, aktualja përfundon në 2025. Juve nuk dëshiron që të nis sezonin e ri me një trajner që i përfundon kontrata pas një viti, për këtë arsye janë të gatshëm të zgjasin bashkëpunimin me Allegrin.
Sigurisht, në këtë pikë duhet marrë parasysh edhe vullneti i trajnerit, mbi të gjitha tundimi për të drejtuar në Arabinë Saudite, me sheikët që janë të gatshëm të “veshin me ar” trajnerin e “Zonjës së Vjetër”.