Për herë të parë, ngrohja globale ka tejkaluar pragun prej 1.5C gjatë një viti të tërë, sipas shërbimit klimatik të BE-së.

Udhëheqësit botërorë premtuan në vitin 2015 se do të përpiqeshin të kufizonin të rritjen e temperaturës prej 1.5C, gjë që shihet si thelbësore për të ndihmuar në shmangien e ndikimeve më të dëmshme.
Veprimet urgjente për të ulur emetimet e karbonit mund të ngadalësojnë ngrohjen, thanë shkencëtarët.

“Të kalosh mbi 1.5C të ngrohjes globale në një mesatare vjetore është e rëndësishme,” tha Prof Liz Bentley, shefe ekzekutive e Shoqërisë Mbretërore Meteorologjike.
“Është një hap tjetër në drejtimin e gabuar. Por ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë.”

Kufizimi i ngrohjes afatgjatë në 1.5 C mbi nivelet “para-industriale”, përpara se njerëzit të fillonin djegien e sasive të mëdha të lëndëve djegëse fosile është bërë një simbol kyç i përpjekjeve ndërkombëtare për të trajtuar ndryshimet klimatike.

Sipas një raporti historik të OKB-së në 2018, rreziqet nga ndryshimet klimatike, të tilla si valët intensive të të nxehtit, rritja e nivelit të detit dhe shkatërrimi i jetës së egër ishin shumë më të larta në 2C të ngrohjes sesa në 1.5C.

Por temperaturat kanë vazhduar të rriten me një ritëm shqetësues, sipas të dhënave nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të BE-së Copernicus nga viti i kaluar. Në periudhën nga shkurti 2023 deri në janar 2024, temperaturat u rritën në 1.52C më shumë.

Kjo nuk është befasi e madhe. Janari ishte muaji i tetë i ngrohtë rekord me radhë.
Në fakt, një grup shkencor, Berkeley Earth, thotë se viti kalendarik 2023 ishte më shumë se 1.5C mbi nivelet para-industriale.

Këto dallime të vogla janë kryesisht për shkak të mënyrës se si janë vlerësuar temperaturat globale për fundin e viteve 1800, kur matjet ishin më të rralla.
Dhe sipërfaqja e detit në botë është gjithashtu në temperaturën mesatare më të lartë të regjistruar ndonjëherë, një tjetër shenjë e natyrës së përhapur të të dhënave klimatike.

Gjatë muajve të fundit, një fenomen natyror i njohur si El Nino ka rritur gjthashtu temperaturat, megjithëse zakonisht do ta bënte këtë vetëm me rreth 0.2C.