Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, ka folur në lidhje me trajnerin e ardhshëm të katalanasve, i cili do të zërë vendin e Xavit në fundin e sezonit. “Nuk do të bëjmë blerje të mëdha, një gjë të tillë duhet ta ketë parasysh edhe trajneri i ri. Ne kemi nevojë për një trajner që e di mirë se çfarë personifikon Barcelona dhe e kupton realitetin tonë aktual.

Marquez po e bën mirë punën e tij, po rritet si trajner tek ekipi ynë i dytë. Por, ai nuk është kandidat për të zëvendësuar Xavin në të ardhmen. Mund të marrë drejtimin e përkohshëm të Barcelonës në një situatë emergjente, vetëm kaq. Mourinho? Jemi miq, por u bë njëfarë kohe që nuk flasim me njëri-tjetrin. Ndërkohë, me Thiago Mottën nuk flas prej vitesh. Nuk kam parë shumë ndeshje të Bolognës, por ai po bën një punë shumë të mirë”.

Në fund një koment në lidhje me Kylian Mbappe. Në lidhje me të cilin drejtori sportiv i Barcelonës bën një deklaratë të çuditshme! “Shitja e De Jong dhe Araujos dhe marrja e Mbappesë do të ishte një gabim nga ana jonë. Skuadra do të dobësohej… ”.