Mund të ishte një ndër më të mirët e historisë nëse nuk do të kishte pësuar kaq shumë dëmtime në karrierë. Anësori anglez i mbrojtjes, Luke Shaë është dëmtuar sërish, teksa kësaj radhe pritet t’u mungojë “Djajve të Kuq”, plot 12 javëve, pas një tëheqjeje muskulare, e cila e detyroi të dilte para kohe, nga sfida e së shtunës së kaluar, ndaj skuadërs së Luton.

Që nga dalja e detyrueshme nga fusha u kuptua që dëmtimi ishte disi i rëndë, mirëpo ekzakiminet më të fundit, të stafit mjekësor të “Djajve” treguan se anglezi do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë e me shumë mundësi, nuk do të mund të luajë më për këtë sezon, teksa rrezikon goxha edhe pjesëmarrjen, në Kampionatin Evropian, Euro 2024.

Lajmi vjen si një “rrufe në qiell të hapur”, jo vetëm për teknikun holandez të United, Erik ten Hag, por edhe për atë të Kombëtares së “Tre Luanëve”, Garreth Southgate, i cili e konsideron mbrojtësin e majtë, si një titullar bazë, të paktë në turnetë e fundit madhor, Kupën e Botës së Katarit dhe Euro 2020, ku në këtë të fundit shënoi dhe golin e anglezëve, në finalen ndaj Italisë.

Ndërkaq, kujtojmë se ky është dëmtimi i dytë i rëndë për Shaë, me 28-vjeçarin, që mungoi nga gushti deri në nëntorin e kaluar për shkak të një problem të ngjashëm. Këtë sezon, anësori anglez ka regjistruar vetëm 15 ndeshje, ku ka regjistruar edhe 1 asistim, ndërsa sezonin e kaluar zbriti në fushë plot 47 herë, ku gjeti 1 herë rrugën e rrjetës, si dhe asistoi 6 herë shokët e skuadrës.