Futbollisti francez i Juventusit, Paul Pogba është përjashtuar për katër vjet për përdorim të dopingut, raporton sot Reuters.
Gjykata Italiane Anti-Doping (NADO) e pezulloi lojtarin e Juventusit për katër vjet me kërkesë të prokurorit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC).
Në shtator të vitit të kaluar, NADO pezulloi përkohësisht futbollistin francez, i cili doli pozitiv për substancën e ndaluar testosteron.
Futbollisti francez është testuar rastësisht pas ndeshjes mes Juventusit dhe Udineses në Serinë A më 20 gusht të vitit të kaluar, të cilën e ka ndjekur nga stoli. Ai doli pozitiv për testosteronin, një hormon që rrit qëndrueshmërinë.
Analiza e kampionit B më pas tregoi se Drogba ishte pozitiv për testosteron.