Ashtu siç edhe pritej, Marash Kumbulla largohet prej Romës në ditën e fundit të merkatos dimërore. Mbrojtësi i kombëtares ka kryer vizitat mjekësore dhe pritet për t’u zyrtarizuar në radhët e Sassuolos. Kumbulla kërkon më shumë hapësira dhe Sassuolo me Romën kanë gjetur marrëveshjen për ta huazuar deri në fundin e sezonit aktual.
Kujtojmë se 24-vjeçari është jashtë fushave të lojës prej sezonit të shkuar pas një dëmtimi të rëndë në gju, megjithatë tashmë është më pranë se kurrë rikthimit. Me Europianin në horizont, Marash Kumbulla do të kërkojë që nëpërmjet Sassuolos të luajë të gjithë shanset për një grumbullim të mundshëm me Shqipërinë. Kujtojmë se pjesë e Sassuolos është edhe Nedim Bajrami.
Marash #Kumbulla lascia la Roma e passa al Sassuolo in prestito: le immagini dopo la firma coi neroverdi.
🎥 @ivanfcardia pic.twitter.com/cwLBKM9A1T
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) February 1, 2024