Hamasi ka propozuar një plan armëpushimi me tre faza në përgjigje të ndërmjetësuesve të Katarit dhe Egjiptit. Grupi tha se plani përfshinte shkëmbimin e pengjeve izraelitë me të burgosurit palestinezë. Gjithashtu përfshinte rindërtimin e Gazës, ku ndër të tjera do të siguronte tërheqjen e plotë të forcave izraelite, sipas një draft dokumenti të parë nga Reuters.

Sipas propozimit të Hamasit, të gjitha gratë izraelite pengje, meshkujt nën 19 vjeç, të moshuarit dhe të sëmurët, do të liroheshin gjatë fazës së parë 45-ditore në këmbim të lirimit të grave dhe fëmijëve palestinezë nga burgjet izraelite.
Pengjet e mbetur meshkuj do të lirohen gjatë fazës së dytë.

Deri në fund të fazës së tretë, Hamasi do të priste që palët të kishin arritur marrëveshje për përfundimin e luftës. Hamasi u shpreh se armëpushimi do të rriste fluksin e ushqimit dhe ndihmave të tjera për civilët e dëshpëruar të Gazës, të cilët po përballen me urinë dhe mungesa të rënda të furnizimeve bazë.
Ditën e djeshme, grupi militant palestinez konfirmoi Hamasi i ishte përgjigjur një propozimi kornizë për një armëpushim të ri në Gaza. Detajet e marrëveshjes, të përcaktuara nga Izraeli, SHBA, Katari dhe Egjipti, nuk janë bërë publike.