Simbolet shqiptare kanë pushtuar metronë në Dyseldorf. Në prag të Euro 2024, mjetet e transportit publik në qytetet mikpritëse të ndeshjeve, janë veshur me simbolet e përfaqësueseve pjesëmarrëse.
Autobusët, tramët por edhe metroja kanë flamurin dhe ngjyrat e ekipeve që do të luajnë në ato qytete. Pasi debuton kundër Italisë në qytetin e Dortmundit më 15 qershor, Kombëtarja luan ndaj Kroacisë më 19 qershor në Hamburg.
Në Dyseldorf do të luhet ndeshja e fundit, kundër Spanjës në datën 24 qershor. Në dyert e metrosë shkruhet “mirë se vini”. Atmosfera kuqezi ka nisur të ndihet në Gjermani, aty ku qytetet do të pushtohen nga tifozët e zjarrtë shqiptarë.