Teatri “Migjeni” e ka nisur kalendarin e aktiviteteve artistike me një shfaqje të bukur në skenën e madhe, por për më të vegjlit.
Me regji të Merita Smajës, është shfaqur sot premierë “Mbretëresha e Borës” e përshtatur nga Shegushe Bebeti dhe me një skenografi me projeksion që vjen për herë të parë në skenën e Teatrit “Migjeni” përgatitur nga Divni Gushta.
Kreu i Bashkisë Shkodër, Benet Beci shprehet se “teatri “Migjeni”, Shkodër është mbushur sot me zërat dhe emocionet e të vegjëlve, në premierën e shfaqjes “Mbretëresha e Borës”.
“Mbretëresha e Borës”, magjia e një përralle me interpretimin e Drande Xhaj, Merita Smaja, Astrit Fani, Fritz Selmani dhe Gjovalin Kolaj do të shfaqet edhe nesër në teatrin “Migjeni”.