Tani që gjithçka është zyrtare, pasi Kylian Mbappé ka deklaruar se do të largohet nga PSG në fund të sezonit, klubi francez shënjestron kampionatin italian për të gjetur pasardhësin e sulmuesit.

PSG duhet të gjejë zëvendësuesin e Mbappesë dhe nuk iu desh shumë kohë për të vendosur tre sulmuesit më të mirë në Serie A në krye të listës, më saktësisht Rafa Leao, Victor Osimhen dhe Lautaro Martinez. Për të cilët është gati të mbushë me para përkatësisht Milanin, Napolin apo Interin.

Por çfarë thonë thashethemet e merkatos që vijnë nga Parisi? Al-Khelaifi nuk do të rrijë duarkryq, sigurisht, sepse tifozët e PSG-së janë mësuar me blerje të bujshme në merkato. Kampionët e Francës kanë vendosur të parin në listë Leaon ( që ka një klauzolë largimi prej 175 milionë e vlefshme vetëm jashtë Italisë dhe mund të aktivizohet nga 5 deri më 15 korrik), më pas Osimhen (që sapo ka rinovuar deri në vitin 2026 me klauzolë përkatëse 130 milionë) dhe në fund Lautaro Martinez.

Ka disa dallime të vogla në role (i dyti dhe i treti janë sulmues të vërtetë, portugezi është më shumë një anësor) por edhe në synime, duke qenë se lojtari i Interit nuk duket se ka ndërmend të ndryshojë skuadër, ndërsa lamtumira e Osimhenit duket më e mundshme. Leao? Duke lënë mënjanë klauzolën, është e qartë se oferta shumë të rëndësishme do të merreshin në konsideratë nga klubi kuqezi.