Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin një “bir ku*** të çmendur” ndërsa ndodhej në San Francisko të Kalifornisë, në një mbledhje fondesh për fushatën.

“Ky është kërcënimi i fundit ekzistencial – tha ai, “ne kemi një bir ku*** të çmendur si ai Putin dhe të tjerët, dhe e gjejmë veten gjithmonë të shqetësuar për konfliktin bërthamor, por kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima”.