Romeo dhe Lisi kanë stisur një debat që ka ndryshuar dinamikat e shtëpisë.

Banorët kanë reaguar në këtë situatë dhe debatet janë shtuar mes tyre. Erjola ka qenë një nga vajzat e shtëpisë që ka reaguar, teksa është shprehur se Romeo ose flirton me vajzat, ose i bën shoqe ato.

Disa prej banorëve kanë qenë kundër debatit të stisur, e disa prej tyre kanë rënë dakord me Romeon dhe Lisin, por cili është mendimi i opinionistëve?

“Nuk shoh gjë shqetësuese që Romeo zgjodhi të provokojë… Sa mirë që provokove. Me lojën që bëtë ju kuptuat kë keni kundër kë pro. Për mua mund të ishit çifti më i bukur nga ata që janë aty brenda…”- u shpreh Ori Nebijaj.

“Nuk kam parë gjë të keqe nga loja. Ishte një lojë mes tyre. Unë mendoj që shtëpia është pak në gjumë, nuk është e ndaluar që të bëhen lojëra. Ishin ngacmime normale për të parë reagimet brenda shtëpisë… Mua m’u duk pak e ekzagjeruar Erjola…”- u shpreh Arbër Hajdari.