Pas spektaklit të djeshëm të BBV3, Gazi ka lexuar dorën e Rozës dhe i ka bërë disa parashikime.

Por mesa duket, një parashikim që bëri, e ka gjetur. Ai i thotë se “ka qenë edhe një fëmijë tjetër, por e ka pasur jetën e shkurtër”.

Kjo gjë e ka bërë më pas Rozën të shprehet dhe të rrëfejë një histori që nuk e ka treguar kurrë më parë për publikun. Ajo tregon se nëna e saj Rita Lati ka lindur një vajzë para se të linde ajo dhe ka vdekur 40-ditëshe, nga temperatura e lartë.

“Motra ime ka ndërruar jetë 40 ditëshe, para se të lindja unë. Tila Lati quhej, po të jetonte ajo unë nuk do jetoja. Ajo ka ndërruar jetë 40 ditëshe bebe. Traumat e mamit…”, tha Roza.