“Hëna në Shigjetar do të thotë që do të ketë shumë ndryshime dhe vendime të rëndësishme për të gjithë shenjat e zodiakut, duke patur ndikime shumë dinamike planetare për të gjithë. Kujdes me komunikimin!” thekson Pulla. Por, si është renditja e shenjave të zodiakut për këtë javë sipas astrologut të njohur?

12. PESHQIT

Peshqit në këtë javë duhet të jenë shumë të vëmendshëm në çdo aspekt, sidomos në lidhje me punën sepse do u jepen mundësira të ndryshme për të lëvizur, por nuk është kohë e mirë, vetëm nëse e keni mbyllur javën e kaluar, atëherë mund t’a bëni lëvizjen që doni, por jo sot për nesër sepse guvernatori juaj Neptuni nuk lejon lëvizje momentale. Tek dashuria, kujdes, qëndroni larg grindjeve sidomos me shenjat e zjarrit bëni kujdes. Dita më e mirë për Peshqit duket se eshtë e hëna dhe e premtja, ku mund të mbyllni çështje shumë të rëndësishme për ju.

11. GAFORRJA

Një javë që kërkon vëmendje në lidhje me punën dhe jo vetëm. Kjo periudhë është pak e lodhshme për ju, sepse shumë çështje që lidhen me punën kërkojnë kujdes, prandaj merruni me të tashmen që të gëzoni të ardhmen. Nuk përjashtohet mundësia që të anullohet për ju një udhëtim, kjo është në të mirën tuaj, sepse mund të shkonit dhe të mos të realizohej takimi. Në fushën e dashurisë lidhjet me Dash dhe me Peshore janë perfekte, mundohuni që takimet që mund të keni për këtë javë t’i realizoni të mërkurën dhe të dielën.

10. PESHORJA

Ka një mundësi të mirë për të bërë një përmbledhje të përgjithshme të jetës së saj. Në këtë javë merruni me çështjet që keni në dorë tani, dhe mos nisni gjëra të reja, pasi nuk do funksionojnë, pa mbyllur të vjetrat sidomos 10-të ditëshi i dytë dhe i tretë, nuk duhet të bëjë asnjë plan apo ndryshim. Tek dashuria nuk duket se ka vend për t’u shqetësuar, pasi është një periudhë e mirë për të marrë vendime të rëndësishme për jetën. Lidhjet që kanë të bëjnë me Bricjap apo Peshk janë perfekte, ndërsa dita e mirë për vendime është e shtuna.

9. BINJAKËT

Janë në vendin e duhur këtë javë për të mbyllur problemet e palëve të treta, ndërsa një dokumenti është mirë që t’i bini pas, sepse ka të bëjë me një çështje gjyqësore prandaj këtë javë është mirë t’i përshpejtoni gjërat. Është një periudhë e mirë për ju që të shkëputeni një herë e mirë me të shkuarën. Ana shpirtërore është në favorin tuaj, sidomos lidhjet me Dem dhe me Virgjëreshë. Ndër ditët e javës për të marrë vendime, një ditë e mirë duket se për ju është e enjtja.

8. SHIGJETARI

Bëni kujdes në këtë javë, sidomos ditën e hënë, të mërkurën dhe të dielën, duke qëndruar larg grindjeve dhe duke stabilizuar ekonominë. Edhe pse jeni shumë të angazhuar me punën, kjo javë do mund të ndihmojë që t’ia dilni. Në dashuri kohë e mirë për bashkëpunime dhe jo të grindeni apo të debatoni. Duhet të tregoni vëmendje me Dashin dhe me Binjakët, ndërsa dita më e mirë për takime është dita e martë.

7. AKREPI

Kjo javë është një javë parapërgatitore në fushën ekonomike, sepse në ekonomi keni disa problematika të vogla në lidhje me bankat. Pak kujdes me shpenzimet se nuk janë në të mirën tuaj shpenzimet pa kriter. Dashuria duket se ka gjasa të jetë më mirë se javën e kaluar. Një lidhje me probleme duket se do të rregullohet, sidomos me Dash apo Gaforre, ndërsa dita e mirë për vendime është e marta.

6. UJORI

Mundohuni në këtë javë të jeni sa më të vëmendshëm në çështjet ekonomike-financiare sepse shpenzimet e tepërta do ju dëmtojnë. Një takim që mund të keni planifikuar, mirë është ta realizoni të enjten paradite, pasi ka të bëjë me një punë të rëndësishme për ju. Është gjithashtu një ditë e mirë për njohje në sferën sentimentale, pse jo një njohje e thjeshtë mund të kthehet në lidhje serioze, ndërsa kombinimet më të mira janë me Dem apo Peshore.

5. DASHI

Përsa i përket kësaj jave, ju të kësaj shenje mund të mbyllni takime të rëndësishme si në punë ashtu dhe në anën sentimentale. Kjo do ju ndihmojë për të ecur përpara në financa, jeni në pritje për një bashkëpunim pune, i cili do ju stabilizojë ekonominë tuaj. Në dashuri, një fejesë apo një njohje është mëse e sigurtë, sidomos me Gaforre apo Shigjetar.

4. DEMI

Kjo javë ka të mirat e veta edhe pse keni patur disa grindje me persona të ndryshëm në punë, por koha do të tregojë se ju kishit plotësisht të drejtë. Tani në këtë javë energjia pozitive është për të ndihmuar dhe për të ecur përpara. Në fushën e dashurisë duket se lidhjet e reja kanë momentin më të mirë të tyre, sidomos me Shigjetar dhe me Peshore.

3. LUANI

Jeni mjaft pozitiv në këtë javë, pasi me ndryshimet që mund të bëni do të dilni të fituar në fushën e të ardhurave. Një takim i ditës së enjte mund të japë një ndihmë të madhe në lidhje me ekonominë. Dashuria është kyçi kryesor për këtë javë sepse ju plotësohet një ëndërr e lënë në sirtar. Lidhja me Binjak apo me Peshk është mëse e mundur, pak kujdes ditën e shtunë në takimet profesionale.

2. VIRGJËRESHA

Rastësia bën çudira, dhe këtë javë erdhi momenti i duhur në takime të rëndësishme ekonomike dhe jo vetëm. Jeni në javën më të mirë të mundshme në dashuri edhe pse pak të mërzitur ata që janë në këtë shenjë, por kjo javë ju plotëson dëshirën tuaj sidomos me njohjet apo lidhjet me Dash dhe Akrep, ndërsa dita ideale është e mërkura.

1. BRICJAPI

Afërdita nga Bricjapi në këtë javë formon një trekëndësh shumë të rëndësishëm me Uranin në Dem që do të thotë surpriza në fushën e biznesit, në nisma të reja dhe jo vetëm. Është moment kyç në karrierë për shenjat e tokës dhe kjo pikërisht e bën që të jetë në vend të parë Bricjapin si shenjë toke. Në fushën e dashurisë të pa lidhurit do të kenë një njohje me shikim të parë. Kjo është një periudhë ideale në stabilizim të lidhjeve, ndërsa dita më e mirë duket se është dita e enjte, sepse ndihmon gjithashtu në firmosje kontratash dhe në udhëtime pune apo turistike.