Samiti i Ukrainës, Zelensky: Normalja e re për Putin, të kontrollojë fatin e Kombeve. “Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë. U takuam në Athinë dhe tani në Tiranën mikëpritëse.

Ne të gjithë duam që Europa të jetë ajo hapësirë kur ka pasur të tjerë që kanë përcaktuar të fatin e kombeve të tjera. Tani Putini kërkon të bëjë pikërisht këtë gjë. Duke detyruar kombet e tjera të bëjnë cfarë do ai. Kjo është normalja e re.
Nuk duhet të ketë Europë me dinjitete të ndryshme ndërkohë që kur dikush meriton paqen, dikush injorohet sepse nuk e ka. Ne besojmë se çdo komb në Europë që ruan parimet e komunitetit euroatlantik meriton të jetë pjesë e BE-së. BE dhe NATO i kanë ofruar Europës epokën më jetëgjatë të paqes dhe sigurisë.

U jam mirënjohës të gjithë udhëheqësve dhe kombeve që kanë pranuar formulën tonë të paqes dhe kërkojnë vendjen e saj në zbatim. Çdo udhëheqës, çdo shtet mund ta tregoj veten në këtë formulë paqe.

Ju ftojmë që të merrni pjesë në samitin global të paqes që do të mbahet në Zvicër.
Së treti, mbrojtja. Cdo komb mund tja dalë mbanë për të fituar mbi armikun. Jemi krenar që kemi mbi rreth 500 kompani që veprojnë mbi fushën e mbrojtjes, pro nuk mjafton kjo për të superuar Putinin. Ne propozojmë që të organizohet një forum i posaçëm midis Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor qoftë në Kiev apo në njërin nga vendet tuaja. Sa i përket sigurisë së ushqimeve ne duhet të vazhdojmë marrëdhëniet tona të fqinjësisë së mirë. Gjithçka që na bën ne partner të mirë ngadalëson Putinin”- tha Zelensky.