Mbahet sot seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e grupit Bardhi-Berisha janë bërë bashkë jashtë Kuvendit, ndërsa Garda është vendosur në hyrje.
Siç edhe pritej janë krijuar tensione, pasi deputetët e përjashtuar tentojnë të futen në Kuvend.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bashkë me deputetët e tij, ka mbërritur rreth 1 orë para në Kuvend.

Të përjashtuarit e PD nga Komisioni i Etikës, pas trazirave dhe përplasjeve të shkaktuara në seancë dhe Komisionin e Reformës Zgjedhore:

1-Albana Vokshi
2-Sorina Koti
3-Elda Hoti
4-Lindita Metaliaj
5-Isuf Cela
6-Tritan Shehu
7-Lefter Geshtenja
8-Helidon Bushati
9-Xhelal Mziu
10-Edmond Spaho
11-Oerd Bylykbashi
12-Ervin Salianji
13-Saimir Korreshi
14-Kasem Mahmutaj
15-Ramadan Likaj
16-Kastriot Piroli
17-Qani Xhafa
18-Lodovik Hasani
19-Luan Baçi
20-Bledion Nallbati
21-Asllan Dogjani
22-Flamur Noka
23-Gazmend Bardhi