Olivia Gazis, gazetarja për çështjet e inteligjencës dhe sigurisë kombëtare në televizionin CBS News dhe njëherazi pjesë e gazetarëve që shoqëruan Blinken në Tiranë, ka reaguar pas vizitës vë vendin tonë.
Në X ajo shkruan se: “Sekretari Blinken mbërriti në Shqipëri në vendin me përqindjen më të lartë pro amerikane në Europë”.
Ka publikuar edhe një koment tjetër duke cituar kryeministrin Edi Rama kur foli për Ukrainën.