Një tragjedi në botën e sportit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kenia. Rekordmeni botëror i maratonës Kelvin Kiptum dhe trajneri i tij Gerves Hakizimana kanë vdekur në një aksident automobilistik jashtë qytetit të tij të lindjes Eldoret në Luginën e Rift.
Lajmi i kobshëm është konfirmuar nga policia keniane dhe Federata Botërore e Atletikës.
“Atleti 24-vjeçar, i cili drejtonte një Toyota Premio, dhe trajneri i tij vdiqën menjëherë në vendin e aksidentit. Ai humbi kontrollin, doli nga rruga, ra në një kanal dhe goditi një pemë të madhe”, tha shefi i policisë lokale për CNN. Një grua e cila ishte gjithashtu ndodhej në automjet ka shpëtuar me plagë të rënda.
Kiptoum u shpall rekordmen botëror pas kohës 2:00:35, që ai vendosi në Maratonën e Çikagos tetorin e kaluar.
Kiptum filloi të vraponte në një maratonë vetëm një vit përpara se të vendoste rekordin e tij botëror. Ai përmirësoi kohën e tij personale me 50 sekonda për të thyer rekordin prej 2:01:09 të mbajtur nga bashkatdhetari Eliud Kipchogi, i cili konsiderohet gjerësisht si maratonisti më i madh i të gjitha kohërave.
Kiptoum shihej si pasardhësi i Kipchogi dhe shumë besonin se do të ishte ai që do të përfundonte një maratonë në më pak se 2 orë. Sa i përket trajnerit të Kiptoum, 36-vjeçari Hakizimana ishte një ish-atlet profesionist nga Ruanda, i cili garoi në gara nga 5000 metra deri në gjysmë maratonë.