Ori Nebiaj është një moderatore mjaft e njohur në mediat shqiptare, e cila la përgjysmë moderimin e emisionit “Përputhen”, për t’ju bashkuar politikës si deputete pasi Grima Duma dha dorëheqjen. Ajo është gjithashtu edhe opinioniste e këtij edicioni në “BBV”.

Opinionistja ka ndarë në Instastory me ndjekësit e saj një shprehje që Albi Nako ka përmendur gjatë “BBV” ku ka thënë se politika nuk duhet duartrokitur për investimet që bën. Mesa duket Ori ka vendosur të japë një mesazh për qeverinë nëpërmjet deklaratës së banorit. Ori shkruan:

“Me duartrokit politikën se të jep rrugë e shkolla është si me duartrokit bankomatin se të jep lekët e tua”