Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka takuar ditën e djeshme përfaqësuesit e Quint-it dhe BE-së, ndërkohë që ditën e sotme do të zhvillojë një bisedë me zyrtarë të lartë të administratës së presidentit amerikan Joe Biden.
Mësohet se qëllimi i bisedës do të jetë vendimi i autoriteteve në Prishtinë për aktivizimin e dekretit për heqjen e dinarit serb nga qarkullimi në Kosovë, vendim që hyn në fuqi nga dita e sotme.
Pas këtij aktiviteti intensiv diplomatik, siç thuhet, pritet që Vuçiç t’i drejtohet publikut në 48 orët e ardhshme.
Ai duhet të informojë qytetarët për detajet më të rëndësishme të kësaj serie bisedimesh.