Autoritetet turke kanë arrestuar zyrtarisht 25 të dyshuar në lidhje me vrasjen e një burri gjatë një meshe në një kishë në Stamboll fundjavën e kaluar, tha të premten Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc.

Në mesin e 25 të arrestuarve në paraburgim ishin dy personat e dyshuar të armatosur, të kapur më parë nga policia, të cilët besohet se janë të lidhur me Shtetin Islamik, tha Tunc në platformën e mediave sociale X.

Dy të dyshuarit kryesorë ishin shtetas të huaj, njëri nga Taxhikistani dhe tjetri rus. Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ishte në përgjigje të një thirrjeje nga udhëheqësit e grupit për të synuar hebrenjtë dhe të krishterët.

Tunc tha se 25 të dyshuarit u akuzuan për anëtarësim në një organizatë të paligjshme dhe vrasj me dashje, duke shtuar se nëntë të dyshuar të tjerë u liruan në pritje të gjykimit.

Sulmi ndodhi të dielën në mëngjes në kishën katolike italiane Santa Maria në lagjen Sariyer të Stambollit. Një shtetas turk, i cili u vu në shënjestër nga personat e armatosur u vra teksa ishte duke ndjekur meshën.