Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të dielë javën e 23-të. Tanimë vëmendja është në raundin pasardhës, aty ku në program është edhe derbi mes Partizanit dhe Tiranës.
Dueli më i rëndësishëm në futbollin shqiptar është programuar për të premten e 16 shkurtit në orën 19:00 në “Air Albania”. Kjo do jetë përballja e tretë mes dy rivalëve këtë sezon. Në ndeshjet e mëparshme, një fitore ka Partizani dhe një barazim mes tyre.
Më 19 shtator 2023 të kuqtë fitonin 2-1 (Mensah, Gueye / Hasani), ndërsa në datën 3 dhjetor 2023 dueli përfundonte në barazimin 1-1 (Hasani / Keko).