Graciano Tagani ka mohuar se shkak i eliminimit të tij nga Big Brother Vip 3 është bërë Romeo Veshaj.

Ka qenë Ronaldo Sharka ai që i ka thënë në studion e ‘Fun Club’ që Romeo u bë shkak, por Graciano shprehet se nuk i ka hyrë askujt në hak.

Ndër të tjera, ai tha se bëri një lojë që të dëmtonte atë që e kishte dëmtuar për 4 ditë me radhë brenda shtëpisë, referuar këtu Romeos me të cilin ka pasur debate të shpeshta.

Pjesë nga diskutimi:

Graciano: Graciano nuk doli jashtë nga Romeo, kjo është e sigurt

Ronaldo: Pse nga kush dole, bëre gjithë Big Brotherin në një javë me Romeon.

Graciano: Po ta jap sqarimin për herë të fundit dhe do ta mbyll këtë kapak. Di që aty pa pasur njerëz normal, që kanë pasur një punë. Nuk i preva krahët askujt. Në aspektin e Lisit, unë nuk isha vëllai i Lisit. Nuk isha që haja, pija dhe qëndroja mbi… Unë isha ai që kur hyra kisha afeksion ndaj Lisit, ndërsa Lisi ishte ai njeri që 15 ditë unë nuk e pashë në shtëpi. Kështu që nuk tradhtova shokun, nuk i hyra njeriu në hap. Bëra një lojë që të dëmtoja atë që më kishte dëmtuar 4 ditë rresht. Dhe ku është e keqja këtu.