Forcat izraelite kanë sulmuar kamionët e UNREWA-s që transportonin ushqime, sipas organizatës humanitare.

 

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinë (UNREA) tha të martën se një autokolonë humanitare e udhëhequr nga organizata ishte goditur ndërsa po transportonte ushqime për njerëzit në Gazën veriore,duke thënë se ishte rasti i tretë i tillë, që forcat izraelite sulmojnë kamionët qe transportojnë ndihma.

 

UNRWA ka publikuar gjithashtu imazhe para dhe pas në llogarinë e saj X, që tregojnë nivelin e shkatërrimit të qendrës së saj shëndetësore në veri të Gazës. Organizata tha se 84% e objekteve shëndetësore në Gaza janë prekur nga sulmet dhe vetëm katër nga 22 objektet shëndetësore të UNRWA janë ende funksionale.