BARCELONA, SPAIN - JANUARY 25: Marc-André ter Stegen of FC Barcelona celebrates after his team mate Ousmane Dembélé scored their team's first goal during the Copa Del Rey Quarter Final match between FC Barcelona and Real Sociedad at Spotify Camp Nou on January 25, 2023 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Marc-Andre ter Stegen ka filluar të mos e ketë më të garantuar vazhdimësinë e tij te Barcelonë përtej këtij sezoni, me klubin që po mendon të pranojë një ofertë nga Arabia Saudite.

Drejtuesit sportiv të skuadrës spanjolle kanë filluar të kërkojnë për një portier tjetër, dhe sytë i kanë nga portugezi i Lazio, Luis Maximiano.

Portieri portugez, i huazuar këtë sezon te Granada, ka bërë paraqitje të shkëlqyera individuale, të cilat janë ndjekur nga afër nga skautët e Barcelonës.

Klubi katalanas do të përpiqet të bëjë një ofertë verën e ardhshme për të marrë shërbimet e portierit 25-vjeçar, duke përfituar nga shitja e shumëpërfolur e Ter Stegen.