Shëndeti i Mbretit Karl III është në gjendje shumë më të rënduar sesa menduan mjekët, sipas ekspertit mbretëror Thomas Quinn.

I intervistuar nga gazeta britanike Mirror, ai ka zbuluar se monarku tashmë po përgatit djalin e tij, Princin William si pasardhës, por kjo po mbahet sekret për ta ruajtur edhe nga djali i tij i dytë, Princi Harry.

Sipas Quinn planifikimi i lënies së fronit te pasardhësi është top sekret dhe askush nuk i beson përfshirjes së Harry-t në të.
Kjo për arsyen e thjeshtë se nëse ai ndihet në ndonjë çast apo mënyrë i fyer, ose që nuk po i jepet ajo që mendon se e meriton, ka dyshime se do të vrapojë direkt në media.

“Mbreti Karl është në dijeni të gjendjes së tij shëndetësore. Princi William është në prag të trashëgimisë.
Monarku shpreson të mbetet në gjendje relativisht të mirë për të dorëzuar kurorën në moshën 80-vjeçare.

Megjithatë, këto procedura mund të fillojnë shumë më herët, pasi forma e tij e kancerit është shumë më e rrezikshme dhe agresive sesa menduan mjekët fillimisht”, tha eksperti mbretëror.

Ai shtoi gjithashtu se “askush nuk i beson Dukës së Sussex-it, Harry-t, pasi intervistat që ai jep për familjen mbretërore janë të gjitha në formë kritike, siç është edhe biografia e tij”.

Duke qenë se parashikimet e mjekëve për gjendjen e Karl nuk kanë qenë fort pozitive, edhe Buckingham Palace sipas Mirror po përgatit situatën e trashëgimisë nën një regjim ekstrem.