Tre humbje në harkun e tetë ditëve janë shumë për Bayern Munich. Kampionët e Gjermanisë humbën 3-2 ndaj Bochum dhe trajneri Thomas Tuchel është në “fije të perit”.

Bavarezët anuluan konferencën për shtyp pas duelit dhe diçka e tillë shihet si shenja e parë për shkarkimin e trajnerit.

Jose Mourinho ‘përgjon pas vrimës së çelësit’ situatën dhe është në pritje të telefonatës. Në “Allianz Arena” priten zhvillime.