Romeo ka debatuar me Ilnisën teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë së Bg Brother VIP.

Banori i tha Ilnisës se shumë shpejt do t’i dalë skema në lojë dhe se ka mbetur vetëm.

Nga ana tjetër ajo tha se nuk e intimidon më mënyrën se si komunikon me të.

Ilnisa: Kush po të kërkon miqësi ty? Ti paske rrjedhur.

Romeo: Po çfarë do nga unë.

Ilnisa: Kot të pinim një cigare. Ti kërko nga mua.

Romeo: Po e shoh që në çfarë situate je.

Ilnisa: Mendon që po më intimidon duke më thënë se nuk jam në situatë të mirë. Thirri mendjes.

Romeo: Skemat do të dalin shumë shpejt

Ilnisa: Çfarë skemash more, vetëm ti s’ke skema.

Romeo: Jam në mbrojtje. Unë nuk sulmoj dhe provokoj njëri.

Ilnisa: Ore po flet me mua, se po më acaron nervat. Ik shpik ndonjë gjë se këtë di të bësh. Llaka, llaka…

Romeo: Unë e thash që ti nuk e do shokun tim.

Ilnisa: Ke bërë shumë gabim, që e the. E ke thënë në ato ditë kur nuk e thonte vetëm një njeri.