Meriton Mjekiqi është një këngëtar nga Kosova, i cili është mjaft i njohur për muzikën hip-hop. Ai është edhe një ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë së “BBV3” për lidhjen e tij me Ilnisën.

Pas bashkëpunimit të tij të fundit me Bardhin, ai ka vendosur të sjellë sot për Ditën e të Dashuruarve një bashkëpunim me reperin Majk.

Meritoni është shumë i njohur edhe për freestyle-t e tij me këngëtarët e njohur të showbizit në emisionin e tij ” Gjoni Black”. Më poshtë mund të dëgjoni bashkëpunimin më të ri të dyshes, i cili padyshim do të jetë një sukses.